Shkup, 21 shkurt – Shkupi që në shkurt i ka tejkaluar kufijtë vjetorë të lejuar nga BE-ja për ndotjen e ajrit. Ky limit i BE-së sot është tejkaluar në të gjitha stacionet matëse në Shkup, me përjashtim të Milladinovcit, Komuna Ilindenit, kumtoi Komuniteti e eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm”.
Në BE limiti i lejueshëm të pranisë së grimcave PM10, mesatarisht në 24 orë janë 50 mikrogramë për metër kub. Në BE numri i lejueshëm për tejkalimin e limitit të grimcave PM10 është 35 ditë në një vit kalendarik. Më shumë tejkalime të limitit prej 24 orë të vlerave të lejuara të grimcave PM10, të numëruar me ditë kalendarik, deri më sot janë regjistruar tek Rektorati 54, Lisiçe me 47, Gazi Baba 45, Karposhi 42 dhe Qendra 40 mikrogramë për metër kub.
“Apelojmë deri tek autoritetet lokale dhe qendrore për masa emergjente dhe të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup dhe në gjithë Maqedoninë. Ajri në Shkup nuk guxon që të përdoret si kanalizim i industrisë së rëndë dhe industrisë së ndërtimit. Masat si transport dyditor pa pagesë janë shumë të vogla për një nga qytetet më të ndotura në botë”, citohet në kumtesën e “Skopje Smog Alarm”.
Komuniteti i eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm” përkujton se Gjermania parasheh që të vendosë transport tërësisht pa pagesë në pesë qytetet më të ndotura. Kina ka angazhuar ushtrinë që të mbjellë pemë, më shumë në rrethinën e kryeqytetit Peking dhe përkohësisht ka ndërprerë punën e një numri të madh të fabrikave me qëllim për ta ulur nivelin e ndotjes. Parisi disa herë ka vendosur “Ditë pa automjete” në qendër të qytetit.
Banka Botërore (2015) vlerëson se në Maqedoni nga ndotja e ajrit në vit vdesin 1.350 qytetarë, ndërsa Agjencia evropiane për Mjedisin e Jetesës (2017) konsideron se në vit ka deri në 3.000 raste të vdekjes për shkak të ndotjes së ajrit. Kjo nënkupton se çdo vit ne po përjetojmë gjenocid ekologjik.