Shkup, 10 nëntor – Shkupi që moti është dyfishuar për nga numri i banorëve, edhe pse pas tërmetit arkitekti japonez Kenzo Tange parashikonte të ketë maksimum 350 mijë banorë. Tërmeti i vitit 1963, shpërbërja e ish Jugosllavisë, kriza e 2001-shit si dhe problemet e tjera ekonomike që kanë dyndur popullatën, e kanë rritur numrin e popullatës në kryeqendrën e Maqedonisë tani në mbi 600 mijë banorë, edhe ata nëse merret për bazë regjistrimi i fundit në vitin 2002. Megjithatë, ekspertët thonë se në ndërkohë kjo shifër për shumë më tepër është tejkaluar, pasi viteve të fundit me të madhe ka patur veprimtari ndërtimi në kryeqendër. Shkupi, përkundër koncepteve të zhvillimit urban, është rritur nga qytet me madhësi mesatare sipas normave dhe standardeve botërore, në qytet të madh me popullatë mbi 700 mijë banorë, ku vazhdimisht rritet numri i popullatës dhe nevojave të saj, ndërsa ulet mundësia për kënaqjen e tyre. Gjithashtu, rritja nga viti në vit e numrit të popullatës në kryeqendrën e Maqedonisë nuk ndiqet edhe nga përmirësimi i infrastrukturës së nevojshme, duke filluar nga komunikacioni, ndërtimi i çerdheve dhe shkollave të reja, si dhe kushteve të tjera të nevojshme për një jetë komode në një metropol evropian. Andaj ekspertët e zhvillimit urban kërkojnë që Shkupi të kalojë nga modeli i zhvillimit monocentrik, me vetëm një qendër të madhe, në zhvillimin policentrik të më shumë qendrave urbane, ku qytetarët do të kenë të gjitha kushtet e jetesës, duke mos pasur nevojë të migrojnë në Shkup… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.