Shkup, 8 korrik – Skuadra e Shkupit sot ka përfunduar qëndrimin e saj në kampin stërvitor të Bolus në Turqi, ku qëndroi për 15 ditë, bën të ditur faqja e klubit, përcjellë gazeta Koha.
Nga kampi bardhekaltër thonë se ka qenë kjo një fazë kur ekipi shfrytëzoi në maksimum kushtet që i ofroi ky kam stërvitor për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Evropës, që për kundërshtar ka ekipin e Pyunik-ut, nga Armenia.
Pos seancave stërvitor djemtë e trajnerit Umit Karan zhvilluan tre ndeshje kontrolluese, Çelik (fitore me 1:0) Mariupolin (2:2), ndërsa disfatën e vetme e pësoi nga Politehnica e Ruminisë me rezultatin 1:3. Por në këto kontrolluese ekipi pati edhe futbollistë të lënduar, siç ishte rasti me portierin Enes Azizi, mesfushorin Besar Iseni dhe mbrojtësin Besir Ramadani.
Ndërkohë, ekspedita e FC Shkupi në orët e mbrëmjes së sotme udhëton për në Armeni, ndërsa stërvitja e parë është paraparë të mbahet të martën në orët e pasdites.