Edhe sot Shkupi është ndër qytetet më të ndotura në botë, duke u radhitur menjëherë pas qytetit Lahor të Pakistanit dhe Delhi të Indisë, ndërsa qyteti më i ndotur në Evropë. Koncentrimi i grimcave PM10 për metër kub në orën 8 të mëngjesit në Shkup ka qenë 166, duke u radhitur kështu në vendin e tretë në botë dhe qyteti më i ndotur në Evropë.
Autoritetet po ndërmarrin një sërë masash për uljen e ndotjes, ndërsa është paraparë edhe miratimi i rregullores së re që e kanë nënshkruar Ministria e Ambientit dhe ajo e shëndetësisë me të cilën u mundësohet inspektorëve në mënyrë adekuate të intervenojnë edhe te ndotësit e vegjël. Situata me ndotjen e ajrit nuk është më e mirë as në qytetin e Tetovës ku grimcat PM10 kanë arritur në 182, Kumanovë 168 dhe Manastir 114.