Shkup, 2 nëntor- Djegia e mbeturinave në ambient të hapur, të cilat përveç ndotjes së ajrit, paraqesin edhe rrezik për sigurinë e qytetarëve, shfrytëzimi i pakontrolluar i lëndëve djegëse të papërshtatshme në shtëpi individuale dhe në instalimet industriale nga kapaciteti më i vogël, të cilët janë nën kompetencë të vetëqeverisjes lokale, konstatoi Inspektorati shtetëror pranë kontrolleve në terren gjatë natës në Shkup të bëra sipas raportimeve të qytetarëve.
Inspektorët kanë bërë shumë kontrolle në terren në territorin e komunave të Shkupit, veçanërisht në Karposh, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë.
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor theksojnë se është i nevojshëm harmonizim i aktiviteteve të inspektorateve lokale dhe shtetërore për përballje më të mirë me këtë problem.
“Aktivitetet në terren treguan se ekziston harmonizim i pamjaftueshëm në veprimin e Inspektorateve shtetërore dhe lokale dhe kjo krijon zbrazëtira dhe mungesë të mbulimit të përditshëm të numrit të madh të pikave të nxehta ekologjike. Kjo qartë tregon se që të sigurohet mbrojtje efikase në shëndetin dhe mjedisin jetësor është e nevojshme koordinim urgjent i inspektimeve për mjedisin jetësor. Veçanërisht është alarmuese situata në Shkup, ku veprojnë madje tre nivele të inspektorateve (shtetëror, urban dhe komunal), ndërsa rezultati është i pakënaqshëm”, tregojnë nga MMJPH.
Për këtë qëllim, më 8 nëntor do të mbahet takim koordinues me të cilin do të udhëheq zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli. Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të shumë institucioneve kompetentë për mjedisin jetësor në Shkup – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, inspektorati shtetëror, inspektoratet urbane dhe komunale, si dhe të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit, të cilët e kanë iniciuar.