Në këtë projekt do të investohen së paku 350 milionë euro, që do të sjellë energjens më të lirë për shtëpitë apo banesat, zonat industriale dhe biznesin, si dhe institucionet në nivel lokal dhe shtetëror
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 28 shkurt – Deri në muajin prill pritet të përzgjidhet partneri privat që do të realizojë gazifikimin sekondar në Shkup dhe komunat e tjera. Me fjalë të tjera, do të dihet një nga firmat gjigande turke që janë në garë për të sjellë gazin deri tek konsumatorët publik dhe amvisëritë nga rrjeti primar i gazifikimit. Përparësi në ankandin elektronik do të ketë kompania që do të ketë ofertën më të lirë për gazifikimin e komunave apo për kyçjen e qytetarëve në rrjetin e gazifikimit. Në këtë projekt do të investohen së paku 350 milionë euro, që do të sjellë energjens më të lirë për shtëpitë apo banesat, zonat industriale dhe biznesin, si dhe institucionet në nivel lokal dhe shtetëror. Pritet që këtë vit të fillojë edhe ndërtimi i rrjetit sekondar gazsjellës në 10 qytete në vend, që do të sjellin gazin deri tek konsumatorët, shkruan gazeta KOHA.
Në këtë drejtim, nevojitet që edhe komunat të fillojnë të përgatisin dokumentacionin teknik për gazifikimin e territorit të tyre. Komunat me dokumentacionin projektues të gatshëm do të kenë përparësi në raport me ato komuna që ngecin në përgatitjen e projektit themelor, ideor dhe infrastrukturor për gazifikim. Përskaj fillimit të pritshëm të punës sivjet për ndërtimin e rrjetit sekondar, po punohet paralelisht edhe në degëzimet e tubacionit kryesor në drejtim të Tetovë s dhe Gostivarit dhe Kërçovës si dhe Manastirit , Resnjës dhe Ohrit. Aktualisht, në gazsjellësin magjistral Shkup-Gostivar kanë përfunduar punimet me 75 për qind, apo janë ndërtuar 53 kilometra të tubacionit.
Nga Resurset Energjetike të Maqedonisë thonë se paralelisht me procesin e përzgjedhjes së kompanisë që në parimin e partneritetit privat-publik do të ndërtojë, menaxhojë dhe mirëmbajë sistemin e shpërndarjes së gazit deri tek konsumatorët, po punohet edhe në vendosjen në funksion të sistemit primar të gazit me qëllim që biznesi dhe qytetarë t të fitojnë mundë si të zgjedhjes për tu furnizuar me energjens. Njëherësh vlerësohet se përdorimi më i madh i gazit natyror do të sjellë ambient më të pastër, më pak ndotje, konkurrencë më të madhe të ndërmarrjeve si dhe kursime. Gjithashtu, investimet kapitale në infrastrukturën e gazsjellësit do të ndiqen nga ana e Një sisë qendrore për mbikëqyrjen dhe realizimin e investimeve kapitale. Gjithashtu, shteti do të realizojë edhe transitin e gazit nga Greqia në drejtim të Kosovës dhe ndoshta edhe Malit të zi me çka do të mundësohen edhe çmime konkurruese. Njëherësh pritet që sivjet të përfundojnë edhe gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar dhe Manastir-Negotinë.
Pritet që në mesin e vitit 2022, që pjesa më e madhe e rajonit të Shkupit të fillojë të furnizohet me gaz. Sipas studimit fizibiliti, ky proces në kryeqendrën e Maqedonisë do të fillojë nga periferia në drejtim të qendrës për shkak se në pjesën qendrore të Shkupit ekzistojnë edhe burime të tjera të furnizimit me energjense, ndërsa projekti pritet të zgjasë katër vite. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, thotë se po shfrytëzohen të gjitha resurset teknike dhe njerëzore me qëllim që sa më shpejt të përfundohen akset magjistrale, si dhe të fillohet me projektet e reja të gazifikimit në tërë territorin e shtetit. “Ne jemi fuqishëm të përcaktuar që gazin ta sjellim deri tek të gjitha shfrytëzuesit . Pres që sivjet të përfundojë ndërtimi i gazsjellësit prej Shkupi deri në Gostivar dhe prej Negotine deri në Manastir, ku ndërtimi po zhvillohet me një dinamikë të mirë .Sivjet planifikojmë që të fillojmë procedurat për ndërtimin e pjesës prej Negotine deri në Gjevgjeli dhe të lidhemi me konektorin në Greqi, ndërsa në vitin 2022, do të fillojmë me ndërtimin e gazsjellësit prej Velesit deri në Shën Nikollë dhe prej Gostivarit deri në Kërçovë”, thekson Boçvarski. Nga ana tjetër, drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi thotë se me përfundimin e këtij projekti, sivjet i tërë rajoni i Pollogut dhe pjesa perëndimore e Shkupit do të kenë qasje ndaj sistemit transportues të gazit. “Janë tejkaluar të gjitha punët me eksproprijimin e tokës, ka përfunduar ndërtimi edhe në terrenin më të vështirë , ndërsa lajm i mirë është se tani pason ndërtimi në pjesën më të lehtë të trasesë që do të përfundojë sivjet përfshi edhe dy stacionet matëse-rregulluese dhe shtatë bllok stacionet. Kjo do të mundë sojë qasje deri tek sistemi përçues që së bashku me sistemin distributiv do të shërbejë konsumatorët”, shton Rexhepi. Sipas tij, mund të pritet që në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm që pjesë më e madhe e rajonit të Shkupit, të mund të fillojë të furnizohet me gaz.
Pritet që me përfundimin e procedurës për interkonektorin me Greqinë , që të kemi edhe shpërndarje të sistemeve vendore për furnizim me gaz nga jashtë ku krahas gazit rus që vjen nga Bullgaria, do të kemi qasje edhe në sistemin e gazit nga Greqia. Pra, sivjet pritet që të fillojë ndërtimi i gazsjellësit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë me të cilin do të sigurohen sasi shtesë të gazit natyror dhe burimeve tjera me çmim konkurrues. Me fjalë të tjera do të furnizohemi edhe me gaz nga Azerbajxhani përmes TAP (Trans Adriatic Pipeline). Investimi vetëm për interkonektorin me Greqinë do të ketë kosto prej 50 milionë euro, prej të cilave 10 milionë janë grant nga Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor. Në fazë të projektimit është lidhja gazsjellëse me Kosovën dhe me këto dy projekte, Maqedonia e Veriut do të jetë shtet tranzistues me gaz natyror dhe një prej lojtarëve kryesor me gaz natyror në rajon. Një herë sh nga ana e Komunitetit Energjetik pritet të miratohet edhe projekti për interkonektorin tjetër me Serbinë , që pritet të realizohet me grant për studimin fizibiliti dhe atë të projektimin nga ana e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. (koha.mk)