Shkup, 19 prill – Vija të bardha tredimensionale (3-D) do të vizatohen nëpër rrugët dhe bulevardet e Shkupit. Ndërmarrja Publike “rrugë dhe rrugica” këto ditë filloi me realizimin e kalimeve të këmbësorëve të kësaj natyre në rrugën Samoilova tek Muzeu i artit bashkëkohor, ndërsa në periudhën e ardhshme do të shënohen edhe lokacione tjera të cilat janë të njohura si pika të zeza, njofton Koha. Këto kalime këmbësorive japin iluzion optik që i detyron shoferët ta zvogëlojnë shpejtësinë e makinës, informon drejtori i ndërmarrjes Senad Smajloviq.