Shkup, 5 qershor -Në organizim të Qendrës Informative Kulturore, Shkup, më 19 qershor 2018 (e martë) në orën 18 do të mbahet TAKIMI LETRAR” SHKUPI LEXON”, ku ju ftojmë edhe Juve të merrni pjesë e të lexoni një poezi ose një fragment proze. Takimi do të mbahet në parkun Kalasë së Shkupit, informon Koha.
PROGRAMI
– E përkujtojmë Skënderbeun në kuadër të vitit 2018 që u shpall vit i tij. Për këtë figurë të madhe të historisë dhe kulturës sonë flet prof. dr. Salajdin Salihu;
– Portretet e krijuesve letrarë Faik Mustafa dhe Ramadan Sinani. Fjalën për këta krijues do ta ketë poeti Bardhyl Zaimi;
– Lexim letrar. Nga një poezi (ose fragment të shkurtër proze) nga opusi i tyre lexojnë krijuesit letrarë që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
– P.s. Ju Lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj dhe të na e dërgoni titullin e vjershës ose të fragmentit të cilin do ta lexoni. Për çdo hollësi mund të paraqiteni në e-mail-in [email protected] ose në tel 070 763 494