Shkup, 1 tetor – Kampioni aktual Vardari ka ndalur serinë e suksesshme te Shkupit. Me rezultatin minimal 1-0 kuqezinjtë kanë mundur bardhekaltërit, ndërsa golin e fitores e shënoi Barsegian. Përkundër disfatës, djemtë e trajnerit Ardian Nuhiu nuk zhgënjyen, krijuan raste por nuk arritën ti konkretizojnë.
Pas kësaj disfate Shkupi gjendet në pozitën e pestë me 12 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme do të përballet si mysafir me “Akademija Pandev”, ndërsa Vardari do të pret liderin aktual Shkëndija.