Shkup, 12 dhjetor – Prej nesër deri ditën e diel do të mbahet edicioni i shtatë i turneut tradicional të hokej në akull “Shkupi Ajs festival” në patinazhin pranë A1 Arena Boris Trajkovski.
Në turneun do të marrin pjesë ekipet e KH Vardar-Shkup, Makedonija Juniors, Torpedo Bukuresht (Rumuni) dhe Tim Interneshënëll i përbërë nga lojtarë nga Evropa dhe Amerika Veriore.
Në xhiron e parë nesër (13 dhjetor) me fillim prej orës 18:30 do të luajnë Makedonija Juniors dhe Internashënëll, derisa në orën 20:30, forcat do t’i masin skuadrat e Vardarit dhe Torpedos.
Të shtunën (14 dhjetor) dyshet janë:
Makedonija Juniors – Bukuresht (fillimi 8:30),
Vardar – Internashënëll (10:30)
Bukuresht – Internashënëll (15:30)
Makedonija Juniors – Vardar (17:30).
Ndeshjet përfundimtare janë caktuar për të dielën prej orës 8:30 të mëngjesit. (koha.mk)