Shkup, 26 mars – Skuadra e Shkupit dhe Ferizaj, kanë zhvilluar sot ndeshjen e tyre kontrolluese. Pas 90-të minutave të luajtura në Ferizaj, FC Shkupi ka shënuar fitore me rezultatin minimal 1:0. Golin e fitores për bardhekaltërit nga Shkupi, e shënoi Emmanuel Mbella në pjesën e parë. Cekim, trajner i skuadrës kosovare është Argjend Beqiri, ish-trajner i Gostivarit. (koha.mk)