Shkup, 31 tetor – Shkupi ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Akademija Pandevit me 1-0. Autor i golit të fitores për bardhekaltërit ishte Angellov në minutën e 71 të ndeshjes. Pas kësaj fitore, Shkupi largohet nga pozitë e fundit dhe tani gjendet në pozitën e parafundit me 12 pikë”, bën të ditur gazeta KOHA.
Shkëndija nuk ka lejuar befasi, dhe me rezultatin 0-2 në cilësinë e mysafirit ka mundur Bellasicën. Autor të golave për kuqezinjtë ishin Emini dhe Totre.
Befasi nuk ka lejuar edhe lideri aktual Vardari. Me rezultatin 1-3, në derbin lokal ata triumfuan ndaj Makedonija Gj.P.
Renova nuk arriti të shfrytëzojë terrenin vendas duke luajtur baras 1-1 ndaj Sileksit.
Rezultatet:
Bellasica – Shkëndija 0-2
Mak.Gj.P. – Vardari 1-3
Rabotniçki – Pobeda 3-1
Renova – Sileksi 1-1
Shkupi – A.Pandevi 1-0