Shkupi do të ketë Sallë Universale të re, ndërtimi fillon pas Vitit të Ri

2

Shkup, 15 dhjetor – Sallë Universale të re do të ketë Shkupi për çka janë siguruar mjetet. Ndërtimi do të fillojë pas Vitit të Ri.

Këtë sot nga Shkupi e paralajmëroi kryetari Petre Shilegov në tribunën përfundimtare “Në rrugë të drejtë” që u mbajt në sallën e sporteve “Boris Trajkovski”.

“Bashkë me Qeverinë siguruam mjete që përfundimisht të ndërtojmë Sallë Universale të re e cila do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve të nevojshme për një institucion kulturor. Ndërtimi i Sallës Universale do të fillojë menjëherë pas Vitit të Ri”, tha Shilegovi.

Comments are closed.