Shkup- 30 nëntor – Vardari dhe Shkupi kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë në futboll bën të ditur gazeta KOHA. Ndërkaq, plasmanin në çerekfinale dhe në dyluftimin me KF Shkëndija këto dy skuadra do të kërkojnë në ndeshjen kthyese e cila do të zhvillohet në stadiumin në Çair më 17 dhjetor.
Ndryshe, djemtë e trajnerit Ardian Nuhiu zhvilluan një ndeshje të mirë, kaluan në epërsi me golin e bukur të Alen Jasharovskit, ishin afër sensacionit, por një gol me fat i Bersegian, në fund u desh të pajtohen me rezultatin e barabartë, rezultat i cili u jep shprese atyre për plasman në çerekfinale. (koha.mk.)