Në takimin e pestë dyditësh të Komisionit të përbashkët për çështje arsimore dhe historike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, që u mbajt në Sofje, është shqyrtuar mundësia për festim të përbashkët edhe të Goce Dellçevit.
Në takimin që në datat 10 dhe 11 të këtij muaji u mbajt në Sofje, janë shqyrtuar disa çështje nga interesi i punës së Komisionit në pajtim me Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
“Në takimin Komisioni i ka shqyrtuar vërejtjet e ndërsjella të këmbyera për librat bullgar të historisë për klasën e 5-të dhe librat e Maqedonisë nga lënda e historisë për klasën e 6-të, përkatësisht për periudhën e antikës. Megjithatë, Komisioni ka udhëhequr diskutim në lidhje me disa pjesë të caktuara të cilat mund të përmirësohen. Në lidhje me këtë çështje komisioni plotësisht do të dorëzojë propozim me rekomandime konkrete deri te qeveritë dhe ministritë adekuate. Gjithashtu, në takim ishte filluan debati për vlerën e Goce Dellçevit në të dy shtetet dhe rreth mundësive për festim të përbashkët të Goce Dellçevit. Diskutimi për këtë çështje do të vazhdojë në takimet e ardhshme”, kumtoi ekipi i Maqedonisë së Veriut gjatë Komisionit të përbashkët për çështje arsimore dhe historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Në takimet paraprake Komisioni i përbashkët arriti pajtim për rekomandim deri te qeveritë e të dy shteteve për festim të përbashkët të Shën. Cirilit dhe Metodit. Shën. Klimentit të Ohrit, Shën Naumit, Car Samoilit dhe Grigor Përliçev.
Praktika botërore, siç potencojnë, ka treguar se komisionet e historisë, ishin dhe ende janë, instrument shumë i rëndësishëm për tejkalimin e vizioneve nacionale ekskluzive të problemeve në historiografi, veçanërisht në pjesën e historisë politike.(koha.mk)