Shkup, 21 shkurt – Skuadra e Shkëndijës dhe Shkupit nuk kanë lejuar të befasohen nga kundërshtarët e tyre. Skuadra Tetovare me 1-2 në cilësinë e mysafirit mundi Sileksin.
Golat për kuqezinjtë i shënuan Draskoviq (autogol) dhe Doriev.
Ndërsa, Shkupi gjithashtu në cilësinë e mysafirit mundi Borecin me 0-1, njofton gazeta KOHA.
Derisa, golin e fitores për bardhekaltërit e shënoi Cventanovski.
Renova është mundur në terren vendar nga Bellasica me 2-4, ndërsa pa fitues përfunduan sfidat mes Vardarit dhe Pelisterit (1-1) dhe Struga Trim Lum – Makedonia Gj.P. 1-1.
Pas kësaj xhiro, tabelës së klasifikimit i prinë skuadra e Shkëndijës me 42 pikë, gjashtë më shumë se FC Shkupi, ndërsa Makedonia Gj.P. me 34 pikë mban pozitën e tretë. (koha.mk)