Shkup, 27 mars – Shkupi është qyteti i parë i shtetit që kyçet në rrjetin e qyteteve të gjelbra të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe e fillon edhe përpunimin e Planit aksional të qytetit të gjelbërt. Këtë sot e theksuan pjesëmarrësit në mbledhjen hyrëse dhe seminarin për implementimin e projektit njëvjeçar për mbështetje të zhvillimit të Planit aksional “Shkupi qytet i gjelbër” (Skopje Green City Action Plan – GCAP).
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov informoi se Qyteti i Shkupit dhe BERZH-i fillojnë me përpunimin e Planit aksional “Shkupi qytet i gjelbër”. Plani aksional, siç tha duhet t’i ndihmojë Qytetit të Shkupit që t’i identifikojë dhe adresojë sfidat për mjedisin jetësor – mbeturinat e fuqishme dhe reciklimin, ngrohjen qendrore, trajtimin e ujërave të zeza dhe transportin urban me qëllim që të zvogëlohet ndotja lokale, të përmirësohet efikasiteti energjetik dhe efikasiteti i resurseve, si dhe adaptimi i ndryshimeve klimatike.
Paralajmëroi se Plani aksional do të përpilohet rreth 13 muaj para se të shqyrtohet dhe miratohet në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Sektorët kyç që do të përfshihen nga ky Plan aksional janë qarkullimi, objektet ndërtimore, industria, energjetika, uji, mbeturina të ngurta dhe përdorimi i tokës.
“Qëllimi ynë përfundimtar është që të përpunohet Plani aksional i Qytetit të Shkupit për qytet të gjelbër nga Këshilli dhe për këtë i shfrytëzojmë shërbimet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe konsulentët që i ka. Një projekt tashmë bashkërisht e punojmë, ky është furnizimi i autobusëve me gaz natyror në vlerë prej 10 milionë eurove. Nga ky Plan aksional duhet të dalin masat që Qyteti do t’i ndërmerr si politika në pesë deri dhjetët vitet e ardhshme”, deklaroi Shilegov. Shtoi se është me rëndësi që në fund të marrim dokument dhe krijim të politikave që do të mundësojnë të jetojmë në mjedis më të shëndoshë jetësor nga ajo me të cilën përballemi në dekadën e fundit.
Në takimin hyrës dhe seminarin për implementimin e projektit njëvjeçar për mbështetje të zhvillimit të Planit aksional “Shkupi qytet i gjelbër” (Skopje Green City Action Plan – GCAP) marrin pjesë përfaqësues nga komunat, sektori i biznesit, sektori joqeveritar, nga më shumë institucione, konsulentë… Gjatë ditës është parashikuar edhe seminari i parë me të gjitha palët e prekura të përfshira në projekt.
Suzan Goranson, drejtoreshë për infrastrukturë për Evropë, Grupacioni për infrastrukturë të qëndrueshme pranë BERZH-it kumtoi se qëllimi i tyre është që të financojnë deri në 100 qytete të gjelbra dhe të përqendrohen në sfidat me ndryshime klimatike.
BERZH-i do të bashkëpunojë me Qytetin e Shkupit dhe me përfaqësues të institucioneve komunale të këtij projekti me qëllim që t’i identifikojë prioritetet, përmes përcaktimeve paraprakisht të definuara nga ana e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe rrjeti global i Qeverive lokale për qëndrueshmëri (ILCEI) që të krijojë plan të aktiviteteve dhe qëllimeve për veprim në dhjetë vitet e ardhshme. Plani do të zhvillohet gjatë këtij viti, para se parashtrohet për miratim para Këshillit të Qytetit të Shkupit. Deri më tani BERZH ka investuar mbi 1,85 miliardë euro në vendin tonë në 115 projekte, nga të cilët pjesa më e madhe janë në sektorin e infrastrukturës.