Shkup, 7 mars – Ka përfunduar edhe java e 23 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, ku nga pesë përballjet e zhvilluara, vetëm në tre kishte fitues, ndërsa dy përballje përfunduan pa fitues, njofton koha.mk.
Shkëndija dhe Renova në derbin lokal luajtën pa fitues dhe pa rrjeta të prekura, ndërsa me të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida mes dy skuadrave nga Strumica, Akademija Pandevi dhe Bellasica.
FC Shkupi është mposhtur nga Rabotniçki me 0-2, pavarësisht se bardhekaltërit konsideroheshin favorit për tre pikët. Kështu skuadra nga Çairi jo vetëm që nuk arriti fitore, por nuk arriti edhe të ul epërsinë e kuqezinjve nga Tetova, të cilët tani kanë shtatë pikë më shumë në garën për titull.
Struga Trim Lum pavarësisht epërsisë që kishte ndaj Vardarit, në fund u desh të pajtohet vetëm me një pikë, ndërsa Pelisteri me 1-0 mundi Borecin. (koha.mk)
Rezultatet:
Bellasica – A.Pandev 0-0
Vardari – Struga T.L. 1-1
Shkëndija – Renova 0-0
Pelisteri – Boreci 1-0
Shkupi – Rabotniçki 0-2