Shkup, 28 janar – Skuadra e FC Shkupi, sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia të Turqisë përballë skuadrës ruse Akhmat Grozny. Takimi përfundoi pa fitues ku të dyja ekipet shënuan nga një gol.
Të parët që kaluan në avantaazh ishin shkupjanet me golin e shënuar në minutën e 37 të përballjes me anë të Ilirid Ademit.
Ndryshe në pjesën e dytë, të dyja ekipet kishin disa raste të mira, ndërsa ishin futbollistët e Akhmat Grozy të cilët në minutën e 65 arritën të barazon shifrat në 1:1.
Ishte ky barazimi i dytë për FC Shkupin në tokën turke pas atij barazimi 2:2 në ndeshjen e parë përballë ndaj Obolon Lviv.
Ndeshjen e radhës FC Shkupi do ta luaj me 31 janar ndaj ekipit të FC Lviv dhe kontrolluesja e fundit është me 3 shkurt, e për kundërshtar do të ketë ekipin e kategorisë superiore nga Rusia, FK UFA. (koha.mk)