Shkup, 23 shtator – Kampioni aktual Shkëndija ka regjistruar fitoren e katërt me radhë duke e mundur në Kratovë skuadrën e Sileksit me 2:1. Një gol në fund ishte i kobshëm për skuadrën e Sileksit, derisa hero i ndeshjes ishte kush tjetër pos Besart Ibraimit. Për Ibraimit ky ishte goli i shtatë në sezonin e ri. Ndërkohë, paraprakisht Bojku kishte kaluar në epërsi skuadrën tetovare, kurse për nikoqirët barazoi Grozdanovski.
Shkupi ka ndërpre serinë negative dhe pas gjashtë gjirove në LPFM-së e arriti fitoren e parë. Para tifozëve të saj Shkupi mundi Makedonia Gj.P. me 2:1. Angellov dhe Ilijoski ishin autor të golave për Shkupin, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Kirovski.
Bellasica ka bërë befasinë më të madhe duke e mundur në mes të Tetovës skuadrën e Renovës me 0:2, ndërsa në cilësinë e mysafirit fitore arriti edhe Akademia Pandevi, e cila me 4:2 mundi Pobedën.
Rezultatet:
Sileksi – Shkëndija 1:2
Pobeda – A.Pandev 2:4
Renova – Bellasica 0:2
Shkupi – Mak.Gj.P. 2:1
Rabotnicki – Vardari 0:2
Tabela: A.Pandevi 15 pikë, Shkëndija 14, Vardari 14, Rabotnicki 9, Pobeda 8, Shkupi 5, Sileksi 5, Bellasica 5, Renova 4, Mak.Gj.P. 3