Shkup, 30 nëntor – I shpejtë ka qenë reagimi i skuadrës së Shkupit, pas anulimit të golit nga ana e Aliu Traore. Sipas tyre ndaj Shkupit në Kratovë ka pasur vjedhje klasike nga ana e referit kryesor. “Gjyqtari Dalibor Gjorgjeski edhe një herë dëshmoi se ‘mirë’ e kryen detyrën e tij kur referon ndaj Shkupit. Duke regjistruar gol, i cili ishte i shënuar nga pozita jashtë loje dhe më pas duke anuluar gol të pastër që shënoi Shkupi përmes Aliou Traore, dëshmoi se është i deleguar të dëmtojë ekipin tonë. Ndeshja duhej vazhduar së paku edhe për 5 minuta, ndërsa fishkëlloi për fund ende pa përfunduar minuta e 90-të. Vjedhje klasike e së paku një pike, edhe pse golin që shënoi Sileksi ishte si loti që është i pastër, i shënuar nga pozita jashtë loje”, thonë nga skuadra bardhekaltër.
Pas kësaj humbje Shkupi mban pozitën e 6 me 16 pik të grumbulluara.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.