Shkup, 28 maj – I.M (48) nga Shkupi, dje në stacionin policor në Bit Pazar ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth mesditës ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më vajza e tij 16 vjeçare. Policia njofton se po ndërmerr masat për gjetjen e vajzës, njofton Koha.