Shkup, 31 maj – Një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar ka marrë lëndime, pasi dje është përplasur nga një makinë në Shkup, kumtoi MPB-ja.
Aksidenti ka ndodhur dje në orën 22 në rrugën “Indira Gandi”. Makina “Opel Zafira” me targa të Shkupit e drejtuar nga M. G (38) nga Shkupi është përplasur në një fëmijë-këmbësorë.
Pas aksidentit me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore fëmija është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Terezë”, ku nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime dhe është mbajtur në Klinikën për Traumatologji për kurim të mëtejshëm.
Nga ana e ekipit është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet në ndriçimin e plotë të rastit.