Shkup, 29 prill – Dje rreth orës 14 e 10 minuta në rrugën Bosnja dhe Hercegovina në parking para ndërtesës një veturë Golf me tabela regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga 47 vjeçari A.I nga Shkupi k goditur biçikletën e drejtuar nga një fëmijë i moshës 10 vjeçare, njofton Koha.
Djali i lënduar është me ndihmë të shpejtë është dërguar në kompleksin e klinikave Nënë Tereza ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.