Shkup, 28 maj – Një vajzë pesëvjeçare dje ka vdekur në oborrin e shtëpisë, pronë e babait A.S.M në Shkup.
Siç kumtoi MPB-ja, dje në orën 15:36 nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” është paraqitur në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, se te ata është sjellë një vajzë e vdekur.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i fëmijës së vdekur është dorëzuar për autopsi.