Tetë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej 11 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material. Dje nga policia rrugore, janë sanksionuar 26 drejtues të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dy drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 10 drejtues e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 15 drejtues të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet, ndalesat dhe obligimet e shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë ndaluar edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë jo të drejtë. Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 62 automjete. Sot me fillim prej orës 17:45 në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në kuadër të ligës SEHA do të zhvillohet ndeshje ndërkombëtare në hendboll midis KH Metalurg dhe Zagreb, Kroaci. Me qëllim të zhvillimit të papneguar dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv, nga policia rrugore do të ndërmerren masa përkatëse për sigurimin e komunikacionit.