Shkup, 16 dhjetor – Një fëmijë dhjetëvjeçar dje pasdite është kafshuar nga dy qen në rr. “Volgograqdska” në Shkup. Në Stacionin policor Karposh, mbrëmë në orën 20:30, T.S. (50) nga Shkupi ka paraqitur se ditën e njejtë, rreth orës 17:20, në rr. “Volgogradska”, nga ana e dy qenve është kafshuar djali i tij 10-vjeçar, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të dukshme, kumtoi Minsitria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt.