Shkup, 12 shtator – Dezinfektim me aeroplan kundër lavrave dhe mushkonjave në Shkup do të kryhet të premten dhe të shtunën, ndërsa dezinfektim terestik prej të dielën deri të enjten, kumtoi sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza duke iu referuar njoftimit të Qytetit të Shkupit.
“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit, i njëjti do të kryhet ditën e parë vijuese, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme në terminin e njëjtë”, theksohet në kumtesë.
Apelohet deri tek bletarët t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.