Shkup, të dielën mbahet gara e gjyshërve të Vitit të Ri

Shkup, 18 dhjetor –  Të dielën me 24 dhjetor, në Shkup do të mbahet gara tradicionale e Baba Dimrave, në të cilën qindra pjesëmarrës me kostume të Baba Dimrit do të vrapojnë në qendër të Shkupit.

Gara pos karakterit garues ka edhe karakter argëtues, dhe në të janë të mirëseardhur të paraqiten qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Shtegu vrapues do të jetë 2 kilometra dhe mund të vrapojnë edhe fëmijë në shoqërim të prindërve. Paraqitja realizohet nëpërmjet ueb faqes prvdovrv.mk.

Starti dhe finishi i garës është në Parkun e Gruas Luftëtare, ndërsa do të vrapohet kah ura e MPJ, rreth Vardarit deri te Ura e Gurit dhe nëpërmjet Sheshit Maqedonia deri në pikën e nisjes.

Pjesëmarrja në garë kushton 300 denarë, ndërsa për 300 të parët që do të paraqiten do të jepet kostum Baba dimri, me pallto, pantallona, kapelë dhe mjekër.

Nisja e garës është në orën 12, ndërsa pjesëmarrësit duhet të jenë aty që në ora 9.