Shkup, 23 maj – Qyteti i Shkupit, Këshilli i Republikës për Siguri në Trafik, Lidhja Automoto e Maqedonisë dhe 30 restorante në Shkup kanë filluar fushatën “I vozisim përgjegjësit”. Diçka e tillë do të motivojë shoferët të mos vozisin të dehur. Me këtë fushatë parashtrohet që për çdo shofer që është i dehur, t’i dhurohet kupon për të porositur taksi. Kështu askush nuk do i japë makinës në gjendje të dehur.
Kjo do të jetë si një pako për të pasur sa më shumë siguri rrugore dhe për të shmangur humbjen e jetëve nga aksidentet masive. Shkaku i këtyre të fundit, është më së shumti përdorimi i alkoolit nga shoferët e automjeteve. Një gjë e tillë po aplikohet fillimisht në Shkup. Edhe pasi statistikat e aksidenteve rrugore kanë treguar se numri i tyre është në rritje nga përdorimi i pijeve të ndryshme alkoolike.
Të ftuarit në restorantet që kanë nënshkruar marrëveshje do të fitojnë bileta prej 100 denarëve për të marrë taksi, ndërsa paratë të cilat do t’i marrin të dehurit do të sigurohen nga vetë restorantet.