Shkup, 9 prill – Në fshatin Taor të Shkupit dje ka ardhur deri në prishje të rendit dhe qetësisë midis S.D. (23), G.D: (32) dhe D.D: (63) nga njëra anë dhe L.D. (65) nga ana tjetër.
Siç informoi MPB-ja, gjatë grindjes S.D. me sëpatë është drejtuar drejt L.D., por nuk e ka qëlluar. Pastaj D.D. dhe S.D. fizikisht e ka sulmuar L.D. pas çka ai është lënduar dhe është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”.
Rasti është paraqitur në polici dhe kanë intervenuar nëpunësit policorë nga Stacioni policor Draçevë. D.D. e la sulmuar njërin prej policëve.
Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi adekuate.