Shkup, 21 janar – Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM) edhe shoqata “Tvrdokorni”, përfshirë edhe disa shoqata të tjera, sot në orën 13:00 në Shkup kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Maqedonisë. Protesta është thirrur kundër ”dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”.
Sipas këtyre grupeve, dygjuhësia është humbje e karakterit të shtetit maqedonas dhe se humbet edhe vetë shteti. Ata akuzojnë se me dygjuhësi Maqedonia bëhet shteti i tretë shqiptar në Ballkan.