Shkup, 8 nëntor – Shtëpia Botuese “Shkupi” nga Shkupi sot do të promovojë pesë libra të cilat janë përkthime letrare nga turqishtja në shqip. Për dy librat e Orhan Kemalit “Çifligu i zonjës” (pjesa e 2-të) dhe “Çifligu i zonjës – Kaçaku” (pjesa e 3-të), flet Besa Drndar; për librin e Ajfer Tunç “Jetë e quajnë këtë”, flet Halil Zendeli, ndërsa për dy librat e Tuna Kiremtçi “Rrëfime zemre” dhe “Një akullore për vogëlushin” do të flasë Daut Dauti. Në promovim janë ftuar personalitete letrare, kulturore dhe shoqërore nga shoqëria turke dhe shqiptare në Maqedoni. Në këtë promovim pritet të marr pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Maqedoni Tülin Erkal Kara dhe drejtori i Qendrës kulturore “Junuz Emre” në Shkup. Promovimi bëhet sot me fillim në orën 11 në Sallën e Komunës se Çairit.