Shkup, 11 maj – Në vigjilje të Muajit të bekuar të Ramazanit, Këshilli organizativ i aktivitetit tradicional “Sofra e Iftarit 2018”, njofton se aktiviteti do të realizohet edhe këtë vit, duke siguruar ushqim për nga 100 persona në ditë, transmeton Koha.
“Si çdo vit me radhë edhe këtë vit, Këshilli organizativ i sofrës se iftarit, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, organizon shtroje të iftareve gjatë tërë Muajit të Ramazanit. “Sofra e iftarit 2018” shtrohet në Restorantin “Bllaca” në Çarshinë e vjetër të Shkupit me kapacitet prej 100 persona në ditë. Iftari i’u dedikohet besimtarëve të cilët përballen me jetë të vështirë ekonomike, skamnorëve dhe nevojtarëve.”, thonë nga Këshilli.
Organizatorët apelojnë deri te gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në realizimin e këtij solidariteti të drejtohen në kont. tel. 070502500 / 078211592 apo le të drejtohen drejtpërdrejtë në lokalin e lartpërmendur.
“Ky aktivitet është nisur duke pasur parasysh nevojën për zbutjen e situatës së rëndë ekonomike të besimtarëve, shpërblimin e madh për të cilin Allahu i Madhëruar ka premtuar si dhe me qëllim të ngjalljes së Çarshisë së vjetër, si një ndër tregjet më të vjetra kulturo-historike të Shkupit”, thonë nga Këshilli organizativ. (koha.mk)