Shkup, 27 janar – Asambleja e Përgjitshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 vendosi që t’i nderoj viktimat e Holokasutuit, duke caktuar 27 janarin si Ditë ndërkombëtare për ta kujtuar këtë ngjarje, e cila kishte ndodhur pikërisht para 68 viteve, atëherë kur ishte mbyllur kampi nazist i përqëndrimit Aushvic, njofton KOHA.
Me kët rast, në Akademinë e Shkencave e Arteve të Maqedonisë sot u mbajt një akademi përkujtimore me rastin e shënimit të 27 janarit – Ditës ndërkombëtrae të kujtimit të Holokausit. Me këtë rast u shpalos edhe ekspozita me pllakate të punuara nga studentët e dizajnit grafik me temë ‘Kujtimi I Holokasustit – asnjëherë të mos përsëritet’, të cilën e hapi ambsadorha britanike Rejçel Galovej.
Në këtë akademi morën pjesë edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski, shefi I Diplomacisë, Nikolla Dimtrov, kryetarja e Bashkësisë Hebreje, Berta Romano-Nikoliq si dhe ambasadorët e Polonisë dhe Suedisë.
Në mesin e viktimave të Holokastit ishin edhe 7.200 qytetarë hebrej nga Maqedonia. Mbi 90 për qind e tyre ishin ndërguar në kampin epërqëndrimit Treblinka, por një pjesëe tyre ishin shqpëtuar falë solidariteti të disa familjeve shkupjane.
Në shenjë të kujtimit të Holokastit, në ITSHKSH në Shkup, muaj më pare është hapur Departamenti për kujtimin dhe edukimin e Holokausit.
Drejtori këtij Instututi, dr. Skender Asani me rastin e shënimit të kësaj ngjarje për gazetën KOHa tha se kujtimi për Hollkaustin paraqet pikë referuese për gjithë botën demokratike. ‘Duke kujtuar Holokaustin ne jemi më të fuqishëm t’iu bëjmë ballë të gjitha politikave raciste e hegjemoniste që mund të shfaqen në globin tokësor’, nënvizoi ai. (koha.mk)