Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 172 sanksione, prej të cilave njëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtëmbëdhjetë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, katër sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
MPB njofton se janë shqiptuar gjashtë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.