Shkup, 17 prill 2017 – Tre raste të reja të sulmeve të qenve ndaj shkupjanëve janë denoncuar gjatë ditës së djeshme. Në tre rastet personat janë lënduar.
Sipas buletinit policor, njëzetvjeçari M.B. mbrëmë në Stacionin Policor në Gazi Babë ka denoncuar se rreth orës 21 derisa ka lëvizur në rrugën “Tashko Karaxha” është sulmuar nga një qen endacak i cili e ka kafshuar në këmbën e djathtë.
Ditën e njëjtë në orën 17.10 minuta në Stacionin Policor në Qendër nga ana e 41-vjeçares B.L. është denoncuar se rreth orës 9 në rrugën “Maqedonia” derisa ka lëvizur me biçikletë është sulmuar nga disa qenë endacakë prek të cilëve njëri e ka kafshuar në këmbën e djathtë.
Lëndime në këmbën e majtë nga kafshimi i qenit ka marrë M.T. (50) më 13 prill në rrugën “Antonio Grunisishq”.