Shkup, 21 shkurt – Tre persona nga Shkupi dje dhe pardje janë kafshuar nga qentë endacakë.
Në rastin e parë 21-vjeçarja N.R nga Shkupi në Stacionin Policor Qendër ka denoncuar se pardje rreth orës 16:20 në Qendrën Tregtare të Qytetit është sulmuar nga një qen endacak i cili e ka kafshuar në dorën e djathtë.
Në Stacionin e njëjtë policor L.R. (59) nga Shkupi dje ka denoncuar se ditën e njëjtë në rrugën “Kej 13 Noemvri” është sulmuar nga disa qen endacakë, ndërsa njëri prej tyre e ka kafshuar në këmbën e djathtë.
Në rastin e tretë S.S. (36) nga Shkupi mbrëmë ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 15, në oborrin e shkollës së mesme “Ilja Nikollovski Kuj” e vija e tij 15-vjeçare është sulmuar dhe është kafshuar nga një qen endacak në dorën e majtë.