Pragu i ndotjes është kaluar në dy vende matëse në Shkup, tek Rektorati dhe në Lisiçe ku janë matur vlera prej 200 mikrogram në një metër kub gjatë dy ditëve në vijim. Në masat afatshkurta kundër ndotjes së ajrit gjatë dimrit në kryeqytet bie edhe ndalesa për makinat në Vodno gjatë vikendeve dhe festave dhe paralajmërimi për shënim ekologjik të makinave.
Për momentin stacioni matës në Lisiçe shënon ndotjen prej 223 mikrogram për meter kub të PM10 grimcave, ndërsa te Rektorati prej 229. Tejkalimi i vlerave të lejuara për ndotjen e ajrit ka edhe në pjesët tjera të Shkupit ku janë vendosur stacionet matëse