Shkup, 31 gusht – Pajisje teknikisht jofunksionale për frenim dhe drejtim, pajisje sinjalizuese teknikisht jofunksionale, mjete të paregjistruara dhe mungesë të pajisjeve, janë defekte të cilat janë zbuluar te autobusët dhe automjetet të cilat kryejnë transport publik.
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se parregullsitë janë zbuluar gjatë aksionit të kontrollit të djeshëm në Shkup në të cilin ishin kontrolluar 110 autobusë dhe automjete.
Në kontrollet shtesë në stacionin për kontroll teknik janë dërguar 25 automjete të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve. Janë dhënë gjithsej 33 masa për kundërvajtje të bëra, gjegjësisht 15 urdhërpagesa për kundërvajtje, 12 automjete janë larguar nga komunikacioni dhe janë parashtruar gjashtë kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje.