Pesë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej nëntë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material.
Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 15 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi të madhe nga ajo e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, gjashtë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe te 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë hasur edhe 43 automjete të parkuara në mënyrë jo të përshtatshme.
Me ndihmën e automjetin special “karrotrec” janë larguar 51 automjete.
Në kuadër të aksionit edukativ të trafikut “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e dytë dhe e katërt në SHF “Avram Pisevski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit.