Shkup, 27 tetor – Në periudhën nga data 20 deri më 26 tetor të këtij viti në rajonin e Qytetit të Shkupit, Sektori për ekspertizë të aksidenteve ka kryer inspektim në gjithsej 73 aksidente. Në periudhën raportuese kanë ndodhur gjashtë aksidente me lëndime të rënda trupore, në të cilat gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda. Njëzetë e shtatë aksidente janë me pasojë të lëndimeve të lehta trupore, ndërsa në to lëndime të lehta trupore kanë marrë 43 persona. Në 40 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup gjatë shtatë ditëve të fundit pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion ka zbuluar një numër të madh të kundërvajtjeve, me ç’rast janë sanksionuar një numër i madh prej tyre. Në kontekst të masave të ndërmarra represive për kundërvajtjet e bëra në komunikacion theksohen disa për të cilat mendohet se janë të rrezikshme për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, midis të cilëve janë 29 shoferë të cilët janë sanksionuar për mosrespektimin e kufizimit të shpejtësisë së lëvizjes, 22 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 70 persona e kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe 13 shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Me automjetin special karrotec gjatë shtatë ditëve të fundit janë larguar 326 automjete. Javën që kaloi, Sektori për parandalim në kuadër të aksionit edukativ-në trafik “T’i mbrojmë fëmijë në komunikacion” zbatoi punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF 11 Tetori” e cila gjendet në rajonin e komunës Qendër. Nga policia rrugore paralajmërojnë se në ditët e fundjavës fillimisht do të punohet në zbulimin dhe sanksionimin e kundërvajtjeve më të rënda të cilat sipas statistikës janë të rrezikshme dhe arsyeja më e shpeshtë për aksidente, si drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, për vozitje të shpejtë, mos dhënie përparësi të lëvizjes, kalim në dritën e kuqe të semaforit dhe kundërvajtje tjera nga shoferët dhe këmbësorët. Duke e pasur parasysh periudhën që po vjen, kushtet e motit, reshjet e shiut, mjegulla dhe rrugët e lagështa të cilat paraqesin pengesë për zhvillim normal dhe të sigurt të komunikacionit nga policia rrugore rekomandojnë deri te shoferët për lëvizje të përshtatshme të automjeteve sipas kushteve në rrugë, të mbajnë distancë të mjaftueshme midis automjeteve dhe të vozitin me kujdes dhe për sigurinë e tyre personale dhe për sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.