Shkup, 16 tetor – Ekipet për trahtim human të kafshëve që enden nëpër rrugë pranë NP “Higjiena Komunale”-Shkup, në periudhën prej 1 janari deri më 31 maj kanë kapur 591 qen endacak nga rrugët e Shkupit, njofton Koha.mk. Prej tyre, 371 janë vendosur në stacionin e Vardarishtes, ku nga ana e veterinarëve janë pastruar nga parazitët e jashtëm dhe të brendshëm si dhe janë sterilizuar. 94 të tjerë janë vendosur për qëndrim në stacionin e Vardarishtes, të tjerët janë kthyes në lokacionin e njejtë prej ku janë kapur. (koha)