Radiodifuzerët duhet të parashtrojnë raport deri tek ASHMAA për marketing të paguar politik

Shkup, 8 prillRadiodifuzerët deri sot kanë afat të dorëzojnë të dhëna në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për emetimin e marketingut të paguar politik (MPP) në shtatë ditët e para të fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune të Novo Sellës, Ohrit dhe Dibrës. Agjencia nga të dhënat do të dorëzojë raport të sublimuar deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor i cili, megjithatë, duhet radiodifuzerëve t’u paguajë mjete për reklamën e emetuar të paguar politike. “Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për emetimin e MPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia obligohet të dorëzojë raport për kohëzgjatjen e përgjithshme të këtij marketingu që është emetuar tek çdo radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa hera e dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës.

Prej këtu, në harmonizim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë për obligim të dorëzojnë të dhëna në Agjencinë për emetimin e marketingut të paguar politik”, thuhet në informacionin nga ASHMAA. Në radiot dhe televizionet të cilat në bazë të marrëveshjeve të arritura me pjesëmarrësit në proceset zgjedhore do të emetojnë marketing të paguar politik të kandidatëve për president  dhe kandidatët për kryetarë komunash në komunën e Dibrës, Novo Sellës dhe Ohrit, shpenzimet, në harmonizim me Kodin zgjedhor, do t’iu paguajë KSHZ-ja në bazë të faturave të dorëzuara.

Secili radiodifuzer duhet të aplikojë media plan dhe raport për shërbimin e realizuar të nënshkruar edhe nga porositësi i marketingut, gjegjësisht pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore. I pari që do të dorëzohet sot duhet t’i përmbajë të dhënat për marketingun e paguar politik për periudhën nga 1 deri më 7 prill të vitit 2019. ASHMAA, sot duhet të mbajë edhe seancë në rend dite të së cilës janë propozimet për ngritjen e procedurave kundërvajtëse për shkak të shkeljes së Kodit zgjedhor.