Shkup, një burrë është zhveshur në rrugë dhe ka tentuar të dhunojë dy femra

177

Shkup, 12 prill – Dy gra në stacionin policor Karposh kanë denoncuar se janë sulmuar nga një burrë i pa njohur. Denoncimi i parë ka qenë dje në orën 11 e 30 minuta. 42 vjeçarja me iniciale O.K.L i ka thënë policisë se një burrë i pa njohur ka dalë para saj i zhveshur dhe ka tentuar ta përdhunojë atë. O.K.L e ka shtyrë atë dhe ai ka ikur në drejtim të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Velogradska, informon Koha.

Rasti tjetër i tillë është paraqitur nga S.S 24 vjeçare në stacionin e njëjtë policor për ngjarjen e ndodhur në orën 13 dje në rrugën e njëjtë. Ajo në hyrjen e ndërtesës është sulmuar nga një burrë i panjohur i cili ka filluar ta prekë nëpër trup. Ajo e ka shtyrë burrin dhe ai ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka thënë se po ndërmerr masa për gjetjen e burrit dhe pastrimin e plotë të rastit.

Comments are closed.