Shkup, 10 janar – Nesër (e mërkurë) në ora 11:55 para Ambasadës së Francës në Shkup do të mbahet protestë kundër vendimit të shtetit francez për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë u ndalua pas një fletë-arresti të lëshuar vite më parë nga Beogradi zyrtar. Protestën, siç thuhet në një lomunikatë drejtuar mediave, e kanë organizuar profesorë, artistë, studentë, gazetarë si dhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e luftës së Kosovës.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në protestën paqësore të mërkurën në ora 11:55 para Ambasadës së Francës në Shkup në mbështetje të çlirimtarit Ramush Haradinaj për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në komunikatën e Këshillit organizativ.