Shkup, 7 qershor – Pishina më e madhe e hapur në Maqedoni ajo e Aerdromit, e hap nesër sezonin me hyrje falas, informon Koha.
Pishina do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10 deri në orën 18 njëjtë sikurse vitet e kaluara, dhe do të funksionojë me principin e anëtarësimit. Luten të gjithë të interesuarit të kontaktojnë me kohë organizatorët dhe ta sigurojnë kartelën e anëtarësisë.