Shkup, 8 shkurt – Kanceri është shkaku i dytë për vdekshmërinë më të madhe në Maqedoni, menjëherë pas infarktit dhe sulmeve në tru, njofton Koha.
Të dhënat e Institutit për shëndet publik thonë se numri i vdekjeve nga kanceri shënon rritje. Në vitin 2010 nga kanceri kanë vdekur 3.705 ndërsa në vitin 2016 – 3882 persona.
Më së shumti të sëmurë nga kanceri ka në rajonin e Pellagonisë, pastaj vijon Pollogu dhe rajoni i Shkupit.