Shkup, 10 qershor – Reparti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB-së Shkup nga ora 22 mbrëmë e deri në orën 5 të mëngjesit zbatoi kontroll mbi 304 shoferë prej të cilëve te 197 ishte kryer alko-test. Te 43 prej tyre është konfirmuar prania e alkoolit mbi të lejuarën.
Siç kumtoi MPB, janë konstatuar edhe 48 shkelje të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vazhdojë me aksione të tilla, veçanërisht në territorin e Shkupit.
“Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që ta sigurojmë sigurinë në komunikacionin e rrugëve”, qëndron në kumtesën e MPB-së.