Njëzet e pesë persona kanë marrë lëndime të lehta në 33 aksidente të regjistruara në tre ditët e kaluara në rajonin e SPB Shkup. Prej 10 aksidenteve të evidentuara të premten, në tre janë lënduar lehtë pesë persona,ndërsa shtatë aksidente janë me pasojë dëme materiale.
Të shtunën, kanë ndodhur 16 aksidente, me ç’rast në 11 lehtë janë lënduar 16 persona. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Siç informojnë nga SPB, dje në Shkup janë regjistruar shtatë aksidente, tre me dëm materia, ndërsa katër me pasojë lëndime trupore, me ç’rast më lehtë janë lënduar katër persona.
Policia ka sanksionuar 87 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 17 janë përjashtuar nga komunikacioni për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 12 kanë kaluar në semafor të kuq, 56 kanë drejtuar makinën me patentë të skaduar të shoferit, ndërsa 105 nuk janë parkuar sipas rregullave. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë larguar 96 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.